Shpërthen bombola e gazit në një fast-food në Yzberisht, 3 të plagosur

Kronike Lajme

Tre persona mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi i një bombole gazi në një fast-food në Yzberisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25 të mëngjesit të sotëm në rrugën “3 Dëshmorët”. Biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati.

Nga shpërthimi i bombolës për shkaqe ende të paqarta u plagosën pronarja e biznesit, Klodiana Simeci dhe dy punonjëset Ardiana Mesi dhe M.P.

Lëndime të lehta ka marrë edhe bashkëshorti i Klodianës, Hekuran Simeci, i cili ka qenë në kafe në momentin e shpërthimit.

“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P” njoftoi policia.

Siç mund të shihet në video, shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *