Shpërthen deputeti i PD-së: Ka ardhur dita të ndërrojnë ku*vat, sepse bordelloja nuk po ecën më….

Lajme Politikë

Deputeti i PD-së Gent Strazimi në një reagim të fundit të bërë në rrjetet sociale ka hedhur akua të forta në drejtim të qeverisë Rama, lidhur me atë që po ndodh me Reformën në Drejtësi.

Sipas Strazimirit “Drejtësia” që “Partia” po pastron sot, është produkt i vetë “Partisë” nga fillimi deri në fund.

Statusi ne Facebook

KUJTESË!!!!!!
“Drejtësia” që “Partia” po pastron sot, është produkt i vetë “Partisë” nga fillimi deri në fund!
Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi (në atë kohë “ekspertë të pavarur” apo “shoqëri civile” ), dhe parlamenti i maskave të 1997 e ka bërë një herë “reformën në drejtësi” në gusht 1997-shkurt 1998!
E VETME!!! Pa opozitën!
Kur Gjykata Kushtetuese e kohës e shpalli antikushtetuese “reformën e maskave”, çfarë bëri “Partia” ? Nxorri nga zyra me policë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Rustem Gjata, dhe e zëvendësoi me nenkryetarin e Grupit Parlamentar të “Partisë”, Fehmi Abdiu….
Sot, kjo drejtësi nuk u pëlqen më…
Ka ardhur dita të ndërrojnë ku*vat, sepse bordelloja nuk po ecën më…. Kaq!!!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *