Shpërthen Elton Deda: Jonida injorantët tani të duan

Kulturë Showbiz

Këngëtari Elton Deda ka reaguar pas kualifikimit të Jonida Maliqit në natën finale të Eurovisionit.

Ai ka shpërthyer kundër të gjitëve atyre që e ofenduan këngëtaren e njohur pasi panë disa video ku ajo jepte një intervistë në anglisht.

“Ndjenja tjetër e bukur ishte kualifikimi i Jonidës. Histeria kolektive e disa injorantëve që u morën me nivelin e anglishtes së saj, u kthye në një dashuri të pafundme direkt. Kjo tregon që një pjesë e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllëk shpirtëror. Merreni si këshillë miqësore, lerini artistët të bëjnë punën e vet dhe bëni dhe ju ndonjë punë se nuk del keq. Shumë suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qetë pasi muzika ka vetëm një gjuhë universale, që e kuptojnë të gjithë”, ka shkruar Deda në postimin e tij.

Postimi i plote ne Facebook

Kjo dite e bukur me diell ( heperhe), pertej menxyrave politike dhe gjendjes depresive qe kalojne te gjithe shqiptaret, u hap me ndjenja te bukura dhe pozitivitet. Mbreme Manjola Nallbani kendoi jo vetem per njerezit ne salle por per te gjithe shpirterat e lodhur te artisteve shqiptare. E shoqerova bashke me muzikante te medhenj ne kete rrugetim te bukur dhe te them te drejten e kam shijuar shume koncertin. Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti ne kengen e fundit. Kishte ne salle shume kolege te cilet i pashe gati ne mallengjim dhe kjo eshte e natyrshme. Ne duam gjera te bukura, kaq e thjeshte eshte. Dhe vetem njerez te medhenj por modeste si Manjola dine ti sherbejne aq bukur ne art. Urimi im per Manjolen eshte qe te mos ndaloje ketu pasi artistet e medhenj ndalojne vetem kur ndalon ora. Ka shume akoma per te dhene.
Ndjenja tjeter e bukur ishte kualifikimi i Jonides. Histeria kolektive e disa injoranteve qe u moren me nivelin e anglishtes se saj, u kthye ne nje dashuri te pafundme direkt. Kjo tregon qe nje pjese e shoqerise sone vuajne nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllek shpirteror. Merreni si keshille miqesore, lerini artistet te bejne punen e vet dhe beni dhe ju ndonje pune se nuk del keq. Shume suksese e dashur Jonida dhe te jesh e qete pasi muzika ka vetem nje gjuhe universale, qe e kuptojne te gjithe.

 

8
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *