Shpërthen Erion Kristo: PS e la pas dore një figurë si Hajdaraga. Po rrallohen lisat, po shtohen pisat

Kryesore Politikë

Do ma falni dhe nje status te fundit per Luan Hajdaragen. Tekefundit jam ne murin tim ketu. Nuk do ta kisha shkruar kete status, nese nuk do te vija re nje perpjekje per te perdhosur figuren e tij. Sic tha me te drejte ambasadori Bashkim Zeneli ne fjalen e percjelljes, Partia Socialiste e la pas dore nje figure te tille. Nuk u kushtonte asgje ta kishin keshilltar ne institucionet me te larta te shtetit, ose ambasador. Por jo. Burri 70 vjec duhej te shkonte cdo jave ne Struge, te jepte mesim, qe te jetonte. Themelues i PS dhe nenkryetar i saj per shume vite, deputet dhe minister, ai mbahet mend per menyren si perballoi krizen e Kosoves. Dhe ketu i detyrohemi nje falenderim si shoqeri. Politikan trim dhe tolerant, i zgjuar dhe vizionar, ate e vleresonin dhe kundershtaret e vet. E sulmuan rende, per ta njollosur, por triumfoi. Drejtor i Institutit Pedagogjik, e dine te tere kontributin e tij. Pedagog i psikologjise, pedagogu i pedagogeve te psikologjise. Mik i medias, se ciles do ti mungoje. Por ti leme gjerat publike dhe te flas pak per marredhenien time me te.
E kisha mik, keshillohesha me te sa here qe kisha ndonje hall. Sa here qe politika me tundonte, Luani per pak minuta me kthente te vetvetja. Ai e vleresonte shume figuren time publike. Une smund ta vleresoja ate se shume i vogel para tij. Sa here qe kishte festa fetare, nuk mungonte urimi i Luanit, edhe pse ai vete nuk besonte. Cfare qytetarie. I perpikte. Ore zvicerane. Inatcor. Nje here me beri per ibret se u vonova pak. Paqtor. Kishte qejf ti shuante konfliktet. Trim. Shume trim. Fisnik. Dibran. Diturak. Pedant. Nuk mund te beje llogje me te. Per dy minuta te shpjegonte nje enciklopedi. Kokeforte. Kokemushke. I vetmi njeri qe ishte dhe kokemadh dhe koke e madhe (kjo ishte batuta ime per te, por jo ne sy te tij). Me orientonte per politiken, gjithmone, se une nuk marr vesh nga politika. Hames? Me pak se mua. Kam deshmitar Ornela Gacen. Na bente dhe verejtje per emisionin, dhe na njihte meritat. Njihte me qindra njerez, thellesisht. Njohes i gjeopolitikes, perfekt. Njohes i protokollit te shtetit, perfekt. Njohes i statuteve partiake, perfekt. Njohes i dinjitetit te shtetit, perfekt. I pelqente brezi i ri, i cmonte te rinjte. Nuk kishte fushe te jetes qe nuk e njihte mire. Zakonet e cdo treve i njihte shkelqyeshem. Studentet e adhuronin. Dinte te mbante pergjegjesi, edhe per te tjeret. E donte shume djalin tim, por dhe femijet e te tjereve. Beri vete dy femije te shkelqyer, aspak te llastuar. Makinen e kishte kot fare. Gruaja e tij punoi ne biblioteke, pa shikoni grate e politikaneve te tjere. E kisha shume qejf kur kryqezonte duart mbi gjoks. Nje njeri qe me ka mesuar dhe qe e kam dashur shume. Kemi punuar bashke te Marin Barleti. Edhe pasi iku, nuk u ndame kurre. Jam i sigurt qe kam harruar qindra gjera pa shkruar, edhe pse kam shkruar shkurt qe te them shume. Po rrallohen lisat, po shtohen pisat.
P.S. nese nuk e pelqeni kete status, shikoni ndonje gje pozitive, se jeta e te gjitheve ne do kthehet ne hic kur te na vije koha. Pese lopata dhe, dhe nje shtrengim duarsh eshte. Emri dhe vepra mbeten. Por nje komb i vogel si ne, nuk ka luksin qe ta lere intelektin pa perdorur. Gjendet gjithmone menyra per ti mbajtur lart njerezit e ditur. Por Luani kishte nje difekt, i thoshte gjerat troc, me elegance, me dashamiresi, por troc.
P.P.S ndihem pak vetem, mos ma vini re. Une gjithmone rri me njerez te rritur e te ditur. Por sic thashe, po rrallohen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *