Shpërthen “kaubojsi”: Rama më ka kërcënuar disa herë, i ka ndarë gjerat me Bashën

Kryesore Politikë

 

 

Kreu i PBDKSH-së Eduard Ndocaj ka deklaruar në ‘Fax Neës’ se situata e rëndë e kriminalitetit në vend ka shkak keqqeverisjen.

 

Sipas tij qeveria dhe kryeministri janë aleatët kryesorë të krimit në vend dhe ata nuk mund ta luftojnë për shkak se janë vetë krimi.

 

Ndocaj e konsideroi Ramën si 1-shi i problemeve në vend dhe vetëm me largimin e tij, Shqipëria mund të fillojë të ndryshojë.

 

Por Ndocaj nuk ka lënë pa sulmuar edhe opozitën pasi sipas tij nëse do të ishte opozitë tamam serioze deri tani qeverisja e Edio Ramës duhet me patjetër të kishte rënë me gjithë këto të këqija që i ka sjellë vendit.

 

“Ky është I-shi i problemeve të këtij vendi, një ditë e më parë që të ikë ky, Shqipëria do ta mnërrë veten. Kemi një kryeministër që tallet me zotin Basha se nuk e ka në konsideratë sepse janë bashkë. I kanë bashkë gjërat. Një parti e punës e ndarë në dysh, PD-PS. Asnjë politikan nuk shoqërohet. Ata që po vriten janë viktima të këtij sistemi që kanë ndërtuar këto parti”, tha ndër të tjera Ndocaj.

 

Eduard Ndocaj i cili ka shpallur dhe kandidaturën për kryetar të Bashkisë Lezhë në garën elektorale për zgjedhjet që vijnë, u shpreh se arsyeja se përse këto nuk e luftojnë krimin e organizuar është se të dy palëve u duhen kriminelët për shkak të përfitimeve që u sjellin që nga financat deri tek frikësimi i kundërshtarëve të tyre por edhe qytetarëve.

 

Sipas tij kriminelët do t’i përdorin të dyja palët edhe në zgjedhjet që po afrojnë. Ndocaj tha se kjo nuk e frikësonte atë pasi synimi i tij ishte që të fitonte Bashkinë Lezhë dh eta shkëpuste nga ndikimi i PS-së PD-së dhe LSI-së që sipas tij u kanë ulur kokën qytetarëve duke i kërcënuar edhe me bukën e gojës.

 

“Unë jam kërcënuar disa herë edhe nga kryeministri vetë, por nuk kam frikë. Unë kam një objektiv, që ta shkëpusë nga këto forca politike Lezhën, që qytetarët të distancohen nga servilizmi ndaj banditëve se po shkatërrojnë familjet e tyre”, tha ndër të tjera Ndocaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *