“Shpërthen” Meta: “Të dalin 20 burra dhe jam gati”, Do shpërndaj edhe qeverinë, policët do i çoj në burg

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

“Per shperndarjen e parlamentit duhet te ngrihet i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re”. Keshtu tha sot Presidenti Ilir Meta duke deklaruar se eshte i gatshem qe sot te ulet dhe te caktoje daten e zgjedhjeve si per pushtetin qendror e vendor dhe per kreun e shtetit.

“Nese do duhet, Presidenti eshte gati. Te ma kerkoje populli, por siç e thashe duhet te dalin dhe 20 burra gati qe te marrin persiper qeverisjen”. tha kreu i shtetit ne “Syri.tv”.

“Se më thonë pse nuk e shpërndan Parlamentin, nëse do shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë dhe e paqartë por nuk është e pamundur, se gjithçka unë duhet të kem një situate kur e kërkon gjithë populli, por të kem dhe nja 20 burra përfshirë dhe juve këtu që të marrin përsipër të çojnë vendin në zgjedhje, unë s’mund të bëj lëvizje bosh.
Nuk i shmangem asnjë përgjegjësie për të vendosur legjitimitetin institucional. Nëse e kam thënë që këtë krizë e zgjidhin vetëm zgjedhjet e popullit shqiptar, të lë dhe unë postin, e të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit, nëse të tjerët s’janë gati e provokojnë situata të rënda jam gati të bëj e zgjidhje të tjera, por për këtë duhet të jenë gati të gjithë ata qe ma kerkojne, nëse do duhet një gjë e tillë presidenti do jetë gati po duhet të jenë edhe 20 burrat që presidenti ti marri ti cojë nëpër zyra e të cojnë vendin në zgjedhje. Apo doni të bëjmë një Venezuelë këtu, por kjo s’është mirë vendin se duam të hyjmë në BE e gjithë kushtet që na shton cdo dië Evropa ka të bëjë me legjitimitetin, e kjo zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve, që sot hajde caktojmë datën e zgjedhjeve, se po nuk e zgjidhëm nuk do bëjmë asnjë hap para BE”.

Shembja e Teatrit në kohë pandemie është tregues tepër komprometues mendon kreu i shtetit Ilir Meta, i cili paralajmëroi se nëse do nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit, “do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë”.

Me një ton të lartë dhe të ashpër, në studion e Syri tv, Presidenti Meta tha se “dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar”.

“Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po shkojnë në situata të paparashikueshme por duhet të mendoni e ju e shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do nxjerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit, por do i çoj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

Unë këta policë do i çoj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të çojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *