Shpërthim i fortë me tritol në derën e një lokali në kryqëzimin e shkollës pyjore në Shkodër (VIDEO)

Kronike Lajme

Shkodër- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Tom Kola, ndërsa sipas policisë lënda plasëse ka qenë përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër,

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Shkodër/Informacion Paraprak:

Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *