Shpërthim me eksploziv në dyqanin e motrës së Fatos Lulos, ish-gjyqtarit të Kushtetueses

Kryesore Lajme Politikë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orën 02:10 e mëngjesit të së premtes në dyqanin e Drita Lulos.  Lulo është motra e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Mësohet se Drita Lulo jeton jashtë vendit, por ka në pronësi një dyqan në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.

Dyqani i Drita Lulos ndodhet në në rrugën “Ymer Kurti” në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Nga shpërthimi janë thyer dhe xhamat e katër makinave që ndodheshin aty pranë. Zhurma është dëgjuar në të gjithë zonën pranë postës nr.8.

Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.

Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u shkarkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vettingut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada. Dy ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK-së, pas ankimimit që Lulo bëri për shkarkimin e tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *