Type to search

Shëndeti

Shpresa për shërim nga SIDA

Ndaje

Duket se sëmundja vdekjeprurëse e SIDA-s mund të shërohet, duke i dhënë shpresë jete miliona njerëzve të prekur nga kjo sëmundje në mbarë botën.

Mjekët kanë përdorur metodën e transplantim të palcës së kockave, për të shpëtuar një pacient të prekur nga virusi HIV-AIDS në Londër.

Studiuesit kanë zbuluar se pas transplantimit të palcës nga një pacient nuk ka pasur më shenja të virusit gjate 19 muajve. Nje tjetër rast i suksesshëm u shënua ne vitin 2007.

Shkencëtarët pritet të mbajnë edhe një konferencë në Seatle për të përshëndetur rezultatet mahnitëse. Sipas tyre, në të dyja rastet, pacientët morën qeliza burimore të palcës së kockave nga donatorët. Zëvendësimi i qelizave të pacientëve të infektuar duket se e mposht virusin.

Megjithatë studiuesit paralajmërojnë se është ende shumë herët të thuhet për një shërim përfundimtar të personave të prekur. Por një zbulimi tillë, do të ndihmonte miliona njerëz në mbarë botën të reduktonin për mbrojtjen nga virusi.

Të paktën 1 milionë njerëz vdesin çdo vit ne bote nga shkaqet që lidhen me HIV- AIDS.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *