Shpresë për Notre Dame, shpëtojnë dy kulla dhe struktura, Macron: Do ta rindërtojmë katedralen

Botë Rrotull
Mediat franceze raportojnë se flakët janë vendosur nën kontroll nga 400 zjarrfikësit, ndërsa dy kulla të katedrales janë shpëtuar. Gjithashtu mesohet se edhe struktura e katedrales ka shpetuar. Autoritetet franceze

Ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron në një tjetër reagim për mediat u shpreh se katedralja do të rindërtohet. ‘Kjo është historia jonë. Ajo që ndodhi këtë mbrëmje është padyshim një dramë. Më e keqja është shmangur, kjo është një tragjedi e tmerrshme. Por ne do të rindërtojmë Notre-Dame’.

Macron shpalli edhe gjendjen e Emergjencës Kombëtare për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa prej disa orësh ndodhej pranë objektit që po digjet.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, tha presidenti francez për mediat me heret.

Në orët e vona, reagoi edhe Vatikani, që shprehu keqardhje dhe dëshpërim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytetin francez, me djegien e një objekti identifikues të tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *