Shqipëri ëndrrash, katër gola ndaj Islandës

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Kombëtarja shqiptare ka bërë autokritikë në “Elbasan Arena” , me djemtë e drejtuar nga Edi Reja që kanë fituar me shifrat e thella 4-2 ndaj Islandës.

Një takim i nisur mrekullisht nga lojtarët tanë, që ndryshe nga takimi i Francës, ku u mposhtën me shifrat e thella 4-1, ishin më të prirur për të parë në sulm. Rastet nuk munguan, por konkretizimet lanë për tu harruar. Gjithsesi, nëse rrugën e rrjetës nuk e gjetën sulmuesit, e gjen një mbrojtës. Kastriot Dermaku gjendet i vetëm në zonë dhe me kokë kalon në avantazh kuqezinjtë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Islandën. Ylli i skuadrës, Sigurdsson mori një top mjaft të bukur brenda zonës dhe fluturimthi shënoi për 1-1. Megjithatë, kapitenit Hysaj nuk i pëlqeu aspak ky rezultat, me shkodranin që shënoi edhe golin e parë në karrierë me kombëtaren.

Islanda nuk dorëzohet dhe shënon golin e dytë të barazimit me Sigorthsson. Kur dukej se ekipi po tronditej, ndryshimet e ekipit duke futur Roshin, i cili ndryshoi edhe rrjedhën e lojës. Goli avantazhit dobtë vinte pikërisht në minutën e 78-të pikërisht nga Roshi. Ai futet në zonë dhe lëshon një predhë, topi devijohet dhe shkon në rrjetë.

Në të 83′ vjen dhe kundërsulmi vrasës, Roshi sherben per Memushaj,  i cili hedh nje top per Cikalleshin, i cili shenon per 4-2.

Gjashtë minuta shtesë ishin një kontroll loje nga tanët. Kjo ishte një Shqipëri ëndrrash ku për herë të parë shënoi katër gola në një ndeshje.

Në fund një festë e merituar me trajnerin Reja që është një gëzim i merituar dhe që flet për ndërtimin e një skuadre të re.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *