Shqipëria e pafat, humbje minimale ndaj Islandës

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Loja nuk mjafton për të marrë pikë dhe këtë duhet ta di mirë skuadra e drejtuar nga Edi Reja. Kombëtarja shqiptare nuk mundi të dal me pikë nga transferta e vështirë e Islandës, e cila pas fitores 1-0 ndaj kuqezinjve shpreson te mrekullia Euro 2020.

Takimi i Reykjavik-ut nisi në kahun e duhur për kombëtaren tonë, e cila shihej e orientuar mirë drejt sulmit. Madje, Elseid Hysaj kishte edhe mundësinë e artë për të realizuar, por ndërhyrja e Halldorsson zhduku drithërimat.

Një situatë që i dha zemër skuadrës vendase, e cila nisi të shikojë para, duke rrezikuar në disa raste portën e Berishës. Në një nga ana aksione, Gudmundsson e shfrytëzoi për të hutuar mbrojtjen dhe me një vallëzim elegant mes dy qendrave të mbrojtjes doli i vetëm përballë Berishës. Nga fare pranë, e majta e tij bëri çkrap, por kjo mjaftoi për të mposhtur gardianin e portës sonë.

Menjëherë pas këtij momenti, kuqezinjtë tentuan të reagojnë, por nuk arritën që të gjenin fundin e rrjetës. Lëvizjet e kartave si Ndoj, Sadiku apo dhe Kaçe nuk sollën ndonjë ndryshim në lojën e kuqezinjve.

Kjo humbje pritet t’i kushtojë së tepërmi ekipit tonë. Pas 3 takimesh, Shqipëria qëndron në vendin e katërt me 3 pikë, teksa Islanda i bashkohet dyshes Turqi-Francë në kuotën e 6 pikëve. Megjithatë, këto dy të fundit kanë për të zhvilluar takimin mes tyre këtë mbrëmje, çka do sillte edhe shkëputjen e skuadrave në klasifikimin.

Shqiperia ishte e pafat ne kete ndeshje dhe mbase per tranjerin italian te kuqezinjve kjo mund te iste test per te pare nivelin e futbollisteve qe ka ne dispozicion.

Kujtojmë që pas 3 ditësh, më saktë më 11 qershor, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Elbasan Arenës” për të zhvilluar takimin tjetër eliminator ndaj Moldavisë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *