Shqipëria kthehet në origjinë, barazon me Andorrën

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Katër gola nuk kanë mjaftuar në “Elbasan Arena” për të pasur një fitues.

Shqipëria është ndalur në një barazim 2-2 nga Andorra, duke shkelmuar një tjetër mundësi për të marrë 3 pikët. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Bekim Balaj, kuqezinjtë nuk i mbajtën gjunjët, duke u përmbysur nga Martinez me një dopietë personale.

Bomberi i Andorrës mposhti Berishën në ato pak raste të krijuara, duke treguar edhe njëherë se Shqipëria “fut” ujë nga të gjitha anët.

Përfundimisht 2-2 dhe Shqipëria e Rejës tregon limitet e saj. Tashmë, kuqezinjtë pozicionohen në vendin e katërt me 13 pikë, tre pikë larg objektivit, vendi i tretë të vendosur nga italiani.

Nje ndeshje e turpshme per ekipin kuqezi qe dukej se e kishte mendjen e te ndeshja e Frances dhe aspak te Androra. Ekipi i Andorres ka shenuar tre gola gjithsej ne te gjitha ndeshjet dhe dy pkerisht kunder Shqiperise. Ekipi kuqezi kishte mundesi te arrinte 15 pike, por nuk ia arriti, duke shprehur pse jo te ndonje mrekulli qe te mposhte Francen me 17 nentor dhe te shpresonte qe Islanda te humbiste per te kapur vendin e trete, e cila sot barazoi ndaj Islandes. Nderkohe qe pre grupin H gjithcka eshte e mbyllur, Franca eshte kualifikuar se bashku me Turqine.

Franca fitoi sot me Moldavine me rezultatin 2-1, ndersa Turqia barazoi me Islanden. Ne vendin e pare Franca ka 22 pike, Turqia me 20 pike, Islanda me 16 pike, Shqiperia me 13 pike, Andorra me kater dhe Moldavia me tre pike.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *