Shqipëria nën pushtetin e borës, Balluku: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare, nga sot deri të hënën

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Duke folur nga zona e Urës së Milotit, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

Po ashtu deri të hënën në mëngjes automjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare.

“Situata e ekstreme e motit kerkon vemendje nga te gjithe. Duhen evituar qarkullimet e panevojshme ne akset kombetare nga  drejtuesit e automjeteve dhe te perdoren zinxhiret ne ato zona ku kerkohen per arsye sigurie 

Duke nisur nga sot ne oren 20.00 deri te henen ne oren 08.00 do te ndalohet qarkullimi I automjeteve te tonazhit te rende per shkak te bllokimit qe krijojne per borepastrueset.

I bejme thirrje per mirekuptim dhe bashkepunim te gjithe drejtuesve te automjeteve dhe I sigurojme se po punohet pa pushim ne cdo aks te goditur nga moti extrem.”

https://www.facebook.com/ministriaeinfrastrukturesdheenergjise/videos/254131626238020

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3D1248382328889707%26id%3D448230332238248&width=500&show_text=true&height=483&appId" width="500" height="483" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *