“Shqiptarët do ta mësojnë shumë shpejt…”, Rama flet për konspiracion për rrëzimin e qeverisë

Kryesore Politikë

Për kryeministrin Rama, audio-përgjimi që pretendon se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është një konspiracion. “Të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”, u shpreh kreu i qeverisë paraditen e kësaj të hëne.

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama u pyet nëse do ketë akuzë penale ndaj ndonjë deputeti lidhur me “çështjen Babale”.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh: “Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë shpejt këtyre pyetje dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më parë se sa prokuroria të arrinte në konkluzione. Unë s’dëshiroj të them më tepër, i di të gjitha se kam angazhuar një grup të posaçëm për të mësuar të vërtetës. Do pres që e vërteta të dalë deri në fund. Unë s’marr vendime as jap pretenca, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *