Shqiptarët që ndodhen në Kinë, të kontaktojnë Ambasadën, ja dy numrat e telefonit

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ministrija e Puneve te Jashtme ka vene dispozicion numrat e telefonit per shqiptaret qe ndodhen ne Kine. Ne kete njoftim me te fundit paralajmerohet gjithashtu qe shqiptaret te shmangin udhetimet ne Kine, per shkak te Koranovirusit.

Njoftimi i Ministrise

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar.

Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën:

Embassy of the Republic of Albania
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China
e-mail: embassy.beijin@mfa.gov.al
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +8618611865440

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *