Shqiptarët trondisin Maqedoninë, shpallen kampionë në…

Botë Sport

Skuadra e Shkëndijës, mbrëmjen e kaluar ka festuar titullin e kampionit në Maqedoni me rezultate të mahnitshme. Ajo kampionatin e sivjem e nisi dhe e mbylli në pozitën e parë duke e përfunduar kampionatin me 91 pikë të fituara ose 35 më shumë se Vardari. Ky paraqet rekord sa i përket dallimit në pikë në fund të kampionatit mes kampionit dhe nën kampionit. Rekordin e deritanishëm e mbante Vardari nga viti 1992/93 kur doli kampion me 21 pikë më shumë se Sileksi. Skuadra Tetovare, në këtë sezonë me 91 pikë të fituara ka shënuar rekord të ri sa iu përket pikëve të fituara. Rekordin e deritanishëm e mbante Vardari me 61 pikë të fituara në kampionatin e parë pas pavarësimit të Maqedonisë.

Jam shumë i lumtur për këto rezultate që i bënë këto futbollist, këto djem. Shpresojmë se edhe në të ardhmen Shkëndija, do vazhdojë me këto rezultate.  – thaQatip Osmani, trajner i Shkëndijës.

Për Shkëndijën është ky titulli i dytë kampion i fituar pas atij në vitin 2011.

Në përballjen më nxitëse të javës së fundit të këtij sezoni, skuadra e Rabotniçki siguroi vendin e tretë me triumfin ndaj Skopjes me 3-2 dhe në verë do të zhvillojë garat eliminatore në Ligën Evropa. “Romantikët” dy herë ishin në disavantazh ndaj Skopjes që kërkonte pikët e mbijetesës. Fillimisht Demir shënoi për Skopjen, para se Petkovski të barazojë rezultatin në 1-1. Në pjesën e dytë, Kofi shënoi për 1-2 për Skopjen, ndërsa Kirovski me 2 gola ishte autor i fitores të Rabotniçkit dhe sigurimin e vizës për garat evropaine.

Siç raporton Alsat, skuadra e Shkëndijës në mënyrë bindëse dhe me stil të larrë mundi Pelisterin me 4-0, për të vulosur titullin e kampionit. Ibraimi humbi penaltinë, para se Mevlan Adili të shënoj për 1-0, në fund të pjesës së parë. Në vazhdim Zhunior, dhe Hasani me 2 gola, vulosën fitoren 4-0 , me të cilat arrijnë në kuotën 101 golave në Ligën e Parë.

https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/1775421912480357/?t=5

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *