Shqiptari pikturë ministrit anti emigrant, ja reagimi i Salvinit

Botë Rrotull

Artisti shqiptar Leonard Lesaj, i ka bërë një portret Ministrit të Brendshëm të ltalisë, Matteo Salvini.  Portreti i punuar nga Lesaj është prezantuar gjatë një manifestimi në përkujtim të luftës së parë botërore.

‘Kjo foto eshte bere sot gjate nje manifestomi ne perkujtim te mbarimit te luftes se pare boterore’

Sot ndihem krenar dhe tepër i emocionuar që piktura ime me portretin e Matteo Salvinit u hap dhe u hap në të gjithe atë popull italian, faleminderit shokut tim Agron Kolthi që ma bëri të mundur këtë gjë, edhe një herë faleminderit shumë!” shkruan Lesaj në Facebook.

Ndrkohë që ky portret më pas është bërë publik edhe në faqen e ministrit Salvini i cili e ka quajtur thjeshtë: E mrekullueshme.

‘E mrekullueshme, faleminderit’, ka shkruar ministri i Brendshëm i Italisë, në Facebook e tij ku ka postuar edhe foton e pikturës së bërë nga shqiptari Leonard Lesaj.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *