Shqiptari që shkatërroi Cosa Nostra, John Alite zbulon tatuazhin veçantë

Kosovë Kryesore Rrotull

Erdhi me dy djemtë e tij në Kosovë, për të parë nga afër jetën që bëjnë shqiptarët në Kosovë. Vlerëson se për jetën e tij duhet mësuar nga libri dhe filmi. E që të tre, i prezantuan tatuazhet e tyre me shqiponjën e Skënderbeun.

Kështu ish mafiozi John Alite, që është i biri i një emigranti shqiptar, e ripërsëriti dhjetëra herë se është krenar që është shqiptar dhe që po shkel në tokën shqiptare.

E kur deklaruan se është gangsteri më i madh në Amerikë, në Prishtinë e duartrokitën.

Thotë se është penduar që nuk e ka bërë ‘ushtrinë’ e tij me shqiptarë. Mirëpo, duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies.

Në vitin 2011, u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s.

Sipas tij, libri i censurohet në disa mënyra, në mënyrë që të mos del e vërteta. Tha se ai gjithmonë ka qenë i fjalës, por që sipas tij, bosët e mafias kanë filluar të punojnë prapa shpinës së tij.

Alite tha se ka hequr dorë nga aktivitetet e mafias, por po të kishte këtë njohje me shqiptarët,mafia atje do të ishte më ndryshe.

“Kam qenë  një nga gangsterët me aktiv ka qenë pjesë e kapove më të mëdha. Po ta kish pasur këtë njohje me shqiptarët mafia atje do të ishte ndryshe, sot nuk merrem më me këto, nuk jam më gangster”.

“Mafia italiane është më e forta në Amerikë. Në vitet 80 me më së shumti para ka qenë familja ‘Gambino’, unë kam punuar për shefin e familjes. në vitin 2017 dal nga burgu.  Ka shkruar një libër për të iu treguar amerikanëve se cila është e vërteta. Ka pasur kërcënime që ka qenë shqiptar”.

“Ai dëshiron me nda me të tjerët se si është mafia italiane. Alite është gangsteri më i njohur në New York. Libri i parë krijoi kontraversitet dhe e bëri librin e dytë ‘kohët e errëta’, për të tregua se si kam ardhur, si jam rritur e shkolluar”.

Regjisori Andi Deliano regjisor nga Shqipëria, foli për mafian italiane në Amerikë ku tha se Alite nuk i tradhtoi median, por ata e tradhtuan Alite.  Sipas Delianos, Alite ka bashkëpunuar me FBI-në vetëm për krimet në te cilat ka marrë pjesë vet.

“Nuk është e vërtetë që Alite ka lëshuar italianet, i ka mbajtur italianët. Ata e kanë tradhtuar Aliten. Ai ka folur për FBI-në vetëm për krimet që ka bërë vet. Nuk ka treguar për ata, ka folur për vetën. Unë dhe fëmijët e mi i duam italianët, por ne po flasim për organizatat pjesë e të cilave isha edhe unë. Ata nuk përfaqësojnë kombin italian i cili është i madh dhe me kulturë”.

“Nëse më shihni pa rrobe do shihni që kam shenja plumbash thikash e kam bërë në emër të punës por kjo është e kaluara, nëse flasim sot nuk do ta doja atë për fëmijët e mi dhe të tjerët”.

Ish-mafiozi me origjinë shqiptare tha se të tjerët nuk duhet të veprojnë si ai por të ndjekin rrugën e shqiptarëve të suksesshëm.

“Nuk duhet me humb jetën ashtu, duhet ti shikojmë shqiptarët e tjerë që punojnë. Duhet me qenë biznesmenë të mençur që punojnë shumë dhe ecin përpara”.

Në konferencë u tha se tha se familja Gambino ekziston ende por drejtohet nga një person tjetër. Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare John Alites ka qenë një prej pjesëtarëve të familjes italiane mafioze në ShBA.

Në vitin 2011, John Alite u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, si: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve.

Gjatë viteve në burg John Alite bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s.

John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksisti, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë, nuk e vuajti gjithë dënimin e tij pasi pranoi të bashkëpunonte, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit.

Në Kosovë erdhi me ftesën me Edi Lushit, aktorit shqiptar në Hollywood dhe thotë se do të fillojë me biznes.

Ndersa gjate konferences per shtyp, Alite eshte detyruar nga gazetaret qe te zbuloje tatuazhin e vecante qe mban ne trup. “Kam nje Shqiponje ne gjoks, ne shpine dhe ne dore”, tha ai.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *