Shqiptari që u vra duke ngrënë mëngjes në Brazil, me biznes në Çeki! Çfarë panë dëshmitarët

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Ilir Zelka, shqiptari 47-vjeçar që u ekzekutua mëngjesin e djeshëm teksa po hante mëngjesin në Brazil ka qenë pronar i një biznesi në Çeki. Ai ka hequr dorë si ortak që prej datës 9 Mars por kompania mban ende emrin e tij. Zelka u vra në një bar restorant ku po qëndronte që prej 20 nëntorit.

Autorët e kanë studiuar mirë në lëvizjet e tij pasi në të gjithë këto ditë, viktima kishte ngrënë mëngjesin në të njëjtin vend. Sipas dëshmitarëve, ekzekutori i veshur me bluzë të kuqe u afrua me motor dhe hapi zjarr në drejtim të 47-vjeçarit.

Shqiptari ishte ulur në karrige në momentin që u qëllua. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 47-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte në trup nga breshëria e plumbave.

47-vjeçar shqiptar u ekzekutua në Brazil ndërsa ishte ulur në një restorant po konsumonte mëngjesin në rajonin qendror të São Paulo. Mediat braziliane shkruajnë se viktima është Ilir Zelka. Ai prej 20 nëntorit qëndronte në një hotel në këtë zonë dhe në restorantin që u vra shkonte cdo ditë për të ngrënë, ndërsa u ekzekutua mëngjesin e datës 1 dhjetor.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i thanë policisë braziliane se autori ishte me një motor, bluzë të kuqe dhe kokore, për të mos u identifikuar.

Shqiptari ishte ulur në karrige në momentin që u qëllua. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, 47-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte në trup nga breshëria e plumbave.

Një zyrtar i policisë braziliane tha për mediat se autori braktisi motorin dhe zhduku rrobat që përdori në momentin e vrasjes. Autoritetet kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorit, që ende nuk është identifikuar.

 

Pak ditë më parë u ekzekutua një tjetër shqiptar, në Ekuador, Adriatik Tresa, ndërsa shkak sipas autoriteteve të këtij vendi ishin përplasjet për kokainën./Abcnews.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *