Shqiptari rreh gruan dhe djalin, italianët e kthejnë në Rinas

Kronike Kryesore

Një episod i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Itali me protagonist një shtetas shqiptar.

Një 25-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije ka dhunuar rëndë bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur.

Nëna me fëmijën ishin larguar nga banesa për t’i shpëtuar dhunës barbare dhe kishin dalë në rrugë.

Një patrullë policie në Madonna Alta, ndaloi para tyre dhe policët kuptuan se diçka nuk shkonte me nënën e re dhe fëmijën.

Pasi e pyetën, e reja tregoi historinë e dhunës.

Policia ndërhyri dhe nëna me djalin u transportuan në një qendër sociale.

Ndërkohë, babai dhunues riatdhesuar menjëherë për në Shqipëri pas këtij krimi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *