Shqiptari vritet në një atentat në Itali (EMRI)

Kronike Lajme

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një shesh në provincën e Bari mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht).

I riu, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar nga dy persona nga mbrapa. Dy persona me nje motor skuter i jane afruar te riut dhe e kane goditur. Mediat italiane shkruajne se shqiptari i vrare quhet Victorian Pikaku.

Sipas ANSA-s, ata kanë qenë me motor dhe janë larguar menjëherë. Autorët nuk janë identifikuar ende.

Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 23-vjeçari nuk ka mbijetuar nga plagët e rënda në kokë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për incidentin. Plumbat qëlluan 23-vjeçarin në kokë dhe mushkëri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *