Shteti apel shqiptarëve: Kujdes kur bëni seks në plazh! Ndiqni këto këshilla

Shëndeti Të tjera

Një thirrje e veçantë është lëshuar nga ana e Institutit të Shëndetit Publik ndaj shqiptarëve që janë me pushime. Apeli lidhet me kujdesin që shqiptarët duhet të kenë gjatë kryerjes së aktit seksual.

Kryesorja është që meshkujt duhet të përdorin përherë prezervativë, duke i këshilluar që të mos i lejnë në vende të thata, pasi mund t’ju dëmtohen.

Më poshtë këshillat e plotë të ISHP-së

 

Kujdesuni për shëndetin tuaj seksual gjatë pushimeve të verës! 🌞

• Kontrolloni konsumin e alkoolit. 🍺 Sasia e tepërt mund të rrisë gjasat për të kryer seks pa prezervativ.
• Ju nuk mund të kuptoni nëse dikush ka një Infeksion Seksualisht të Transmetueshëm ose HIV vetëm nga paraqitja e jashtme, madje as ata vetë nuk mund ta dinë nëse janë të infektuar. Përdorni gjithnjë prezervativ për të mos rrezikuar veten. ⚠️
• 👉🏻 Mbani gjithmonë me vete prezervativë. Ruajini në një vend të freskët dhe të thatë pasi mund të dëmtohen lehtësisht.
• Nëse keni patur marrëdhënie seksuale të pambrojtura, kontaktoni personelin shëndetësor 👨🏻‍⚕️ sapo të ktheheni nga pushimet. Ata mund t’ju testojnë për të gjitha Infeksionet Seksualisht të Transmetueshëm përfshirë HIV dhe hepatit, si dhe mund t’ju japin këshilla. 🏨

🏝 Shijoni pushimet dhe mbroni veten nga Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *