Shtohet lista e kandidatëve të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ja kë favorizojnë mediat e djathta

Kryesore Politikë shtojca

Zgjedhja e kandidatit që do përpiqet të sfidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë çështje në opozitë. Portalet pranë Partisë Demokratike kanë nisur prej disa ditësh testimin e emrave në publik.

I pari që u përfol ishte ai i kryetarit të LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili u hodh për testim nga Syri.net. Ndërkohë, sot, një tjetër web afër PD, Politiko.al, ka shtuar listën për kandidat të opozitës në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Sipas këtij portali, listën e kandidatëve të opozitës e drejton kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Natyrisht që nga ana politike ajo është një figurë e spikatur, por që mbart me vete edhe frikën nëse do ta votonin demokratët.

Një tjetër kandidaturë që është promovuar në këtë shkrim është edhe deputetja dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Natyrisht, ajo ka favorin që është një “tironse” (në një Tiranë ku ‘tironsat’ janë pakica) dhe që e njeh mirë Bashkinë e Tiranës, ndërsa ka riskun se i mungon profili i lartë politik.

Një tjetër emër që është promovuar sot është edhe ai i ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. Sërish, edhe ai ka një profil të ulët politik, por që nuk ka ç’të rrezikojë në një garë që do e ketë shumë të vështirë për ta fituar, pasi nuk ka mandat deputeti. Gjithashtu, kandidatura e pestë që promovon (çuditshëm) Politiko.al është edhe ai ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *