Shtrohet në spital kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, i prekur nga COVID-19

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është shtruar në spital ditën e sotme vetëm 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Sipas BBC, ai ka pasur simptoma të vazhdueshme ndaj ishte i detyrueshëm shtrimi në spital dhe qëndrimi nën kujdesin e mjekëve.

Zëdhënësja e tij njoftoi se ishte mjeku i Johnson ai që e këshilloi kryeministrin që të shtrohej në spital si një masë parandaluese.

Ajo shtoi se “kryeministri falënderon stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi”.

Që prej datës 27 mars kur ai rezultoi pozitiv, Johnson ka qenë sërish në krye të detyrës duke zhvilluar videokonferenca.

Edhe e fejuara e tij, Carrie Symons ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *