Shtyhet gjyqi per 23 te arrestuarit,

Kronike Politikë

Masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës së organizuar në Rrugën e Kombit do të jepet të mërkurën në orën 09.00.

Këtë bëri të ditur para mediave kancelari i Gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi. Ndërkohë para gjykatës në Kukës janë mbledhur mjaft qytetarë të cilët vijojnë protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve.

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës, shkatërrim të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.Do të jetë gjyqtarja Alma Ahmeti ajo që do të vlerësojë masën e sigurisë.

Ndërkohë protesta vijon edhe në Tiranë, për të arrestuarit e të shtunës, të cilët qëndrojnë në qeli prej tri ditësh.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se opozita do të qëndrojë në krahë të qytetarëve, duke mbështetur kërkesën e tyre. “Kërkesa e qytetarëve është lirimi i atyre që janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, antikushtetues dhe tëpaligjshme”, tha Tabaku.

Personat që janë në pritje të masës së sigurisë:

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani,  60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28  vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në  Kukës.

-Ardit  Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *