Shtyhet taksa e re e pronës, Ahmetaj: Nis nga 1 janari 2019

Ekonomi Lajme shtojca

Qeveria ka pranuar se Bashkitë nuk janë gati për zbatimin e taksës së pronës sipas metodologjisë ndaj 1 janari 2019 do të jetë afati i ri kur nuk do te ketë tolerime. Gjithsesi viti 2018 do të cilësohet një fazë tranzitore. Detajet i bëri të ditura Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj. “Taksa e pronës ka një metologji kristal të qartë. Ne kemi shpërndarë tabelat për bashkitë. Taksa e pronës nuk është nje takse e re. Qeverisja vendore te ketë një kontroll te rreptë. Periudha 2018 është periudhe tranzitore në mënyrë që 1 janar 2019 te aplikohet” tha Ahmetaj.

“Periudha 2018 është një periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë q ënë 1 janar 2019 të gjitha njësitë vendore  të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës. Taksa e pronës nuk është një taksë e re, nuk është rritur, është bazuar te vlera. Do ti japim mundësi tatim paguesve që të dinë se për cfarë janë duke paguar dhe njësive vendore që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin, të ketë mbledhje taksash transparente dhe jo afrofe”

Ligji që reformon taksën e pronës ka hyrë në fuqi dy muaj më parë.Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%.

Deklarata e Ahmetaj vjen vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit që reformon taksën e pronës ndërkohë që aktualisht Bashkitë kanë shprehur shqetësim për mungesën e bazës së te dhënave e cila ka nevojë për rifreskim.

Deklarata e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj bëhet pas shqetësimit që kanë shprehur disa Bashki për mungesën e bazës së te dhënave e cila ka nevojë për rifreskim. Por ka edhe Bashki të tjera si ajo Tiranës, Durrësit e Shkodrës që kanë njoftuar nisjen e aplikimit dhe mbledhjen përmes faturës së ujësjellës kanalizimeve.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *