Shuhet biznesmeni i njohur nga Kukësi, djali bën dedikimin rrëqethës: Ah mër bab…

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Naim Dedja biznesmeni i njohur nga Kukësi u shua ditën e sotme në moshën 58-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije policia me anë të një njoftimi për media. Dedja u gjet pa shenja jete në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se ai nuk kishte shenja dhune në trup dhe vdekja dyshohet natyrale megjithatë policia njoftoi se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. ABC u interesua pranë grupit hetimor në lidhje me këtë rast nga ku pohuan se nuk ka asnjë dyshim tjetër për shkaqet e ndarjes nga jeta të Dedjas.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e tij ka sjellë mjaft reagime në rrjet nga miq dhe të afërm të tij. Djali i tij ka bërë një dedikim rrëqethës për të atin.

U mundova të të zgjoja nuk m’u përgjigje. S’mujta me bërë asgjë tjetër veçse të të shtrëngoja fort e të përqafoja në krahët e mi. Aty e kuptova që ti më ike e nuk do të ke më afër vetes. Bota ime ndryshoi, sytë e mi nuk qeshin, vetëm qajnë. Zemra nuk më gëzon por vetëm vajton. Bab, shpirti në xhenet ishallah”, shkruan ai në reagim./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *