Shuhet komandanti i parë i nëndetëses 105

Kronike Lajme

U nda dje nga jeta njëri nga komandantët e parë të nënëdetëseve shqiptare Dr. Aleko Pojani.

Lajmi per ndarjen nga jeta u be publik nepermjet nje statusi ne Facebook te zv.ministrit te Mbrojtjes, Petro Koçi.

Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish Bashkimit Sovjetik në vitet 50.

Aleko Pojani ishte njëri nga komandantet e parë të nënëdetëseve shqiptare, i cili me nënëdetësen e tij 105 kreu misione shëmbullore dhe misterioze në detin Mesdhe.

Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë.

Aleko Pojani është autor i librit historik “Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti” botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave.

“Me vdekjen e Aleko Pojanit Flota Ushtarako-Detare shqiptare humbi një nga komandantët më të zot, Pashalimani njërin nga nënujësit më brilant dhe marina shqiptare Delfinin syshqiponjë”, shkruan Koçi.

37005322_267908510429879_9126398667517853696_n

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *