Shuhet Sabit Brokaj, mjeku që i dha moral dhe goditi padrejtësitë e politikës shqiptare

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur si pasojë e një ataku kardiak një prej themeluesve të Partisë Socialiste dhe mjeku I njohur Sabit Brokaj. Një prej zërave kritikë të socialistëve, Brokaj është vlerësuar nga Presidenti Meta, kreu i Kuvendit Ruçi, kryeministri Edi Rama, por edhe bashkëpunëtorë të tij si një ndër politikanët më parimorë të vendit.

Ironia e fatit deshi që mjekut kardiolog t’i merrte jetën pikërisht një atak kardiak. Sabit Brokaj, I njohur nga të gjithë si profesori, që prej themelimit të Partisë Socialiste është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në moshën 78 vjeçare.

Sabit Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991 dhe ka qenë një nga themeluesit e Partisë Socialiste. Më pas ai ka mbajtur postin e Ministrit të Shëndetësisë në vitin 1991 , ndërsa në vitet më kritike për vendin 1997-1999 ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes .

Brokaj njihet edhe si një nga protagonistët e zërat kritikë brenda Partisë Socialiste. Ai do ta linte partinë, në momentin që një grup socialistësh me Ilir Metën në krye vendosën të krijojnë një parti të re Lëvizjen Socialiste për Integrim. Më pas ai pati sërish një rikthim në PS, pasi la mandatin e deputetit të LSI-së për shkak të koalicionit që kjo e fundit bëri me PD-në. Në atë kohë Brokaj ishte pjesë e Këshillit të të urtëve, një strukturë këshillimore, që Edi Rama ngriti atëhere në opozitë me figurat më të shquara socialiste.

Brokaj mbante gradën profesor doktor, i specializuar në fushën e kardiologjisë. Ndër vite ai ka qenë edhe pedagog i jashtëm në Fakultetin e mjekësisë.

Ai studioi kardiologji në Francë dhe gjatë kësaj periudhe Brokaj ishte një nga mjekët personalë të diktatorit Enver Hoxha.

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një humbje të pazëvendësueshme, ndarjen nga jeta të profesor Sabit Brokajt.  Kreu i Kuvendit, Gramzo Ruçi e vlerëson si një ndër politikanët më parimorë, më të urtë dhe më të mençur të Shqipërisë dhe që kontribuoi si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë në një ndër periudhat më kritike për vendin.

Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur edhe nga bashkëpunëtorë të tij si ish-kreu i Kuvendit Namik Dokle, nenkryetari i LSI-së Luan Rama, të cilët kanë ndarë edhe bisedat e fundit me të. Brokaj do te mbahet mend si politikani qe goditi fort njerezit brenda PS kur ishte kunder parimeve politike, e tilla mbahen mend perplasjet me ish-kryeministrin Fatos Nano, apo dhe ndeshkimi qe beri kalimit te LSI ne nje koalicion me PD.

Brokaj ishte vetmi qe dorezoi vullnetarisht mandatin e deputetit, duke mos pranuar te behet pale e kesaj politike per te cilen kishte shume kontestime dhe pakenaqesi.

Agjencia Gjurma i shpreh ngushëllimet familjes Brokaj per humbjen e njeriut të tyre me te dashur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *