Shuhet Skënder Hyka, Demalia: Sot Tirona me një qytetar më pak

Sport Vendi

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Skënder Hyka ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Hyka u lind në qytetin e Tiranës më 1944-n dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot ekipi i Tiranës. Sulmuesi ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke e nisur karrierën nga ekipi i Shpresave.

Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa bënte pjesë edhe në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajmi i vdekjes së futbollistit u konfirmua edhe nga FSHF-ja, ku presidenti Armand Duka, ka reaguar  me anë të një letre, në të cilën shkruan se ky është një çast i dhimbshëm për familjen dhe dashamirësit e shumtë të futbollit.

Per kete humbje Ilir Demalia ka postuar nje mesazh tejet prekes.

Postimi i Demalise: Sot Tirona me një qytetar më pak

Bodrumi Hykajve si “Klubi Petef”

Sot, sapo hapa tel një mesazh i hidhur nga miku Roland Avrami, “Liro, Skënder Hyka mbaroj sot në mëngjes”.

Skënder Hyka, golshënuesi më i mirë i kampoinatit 70-71 dhe pjestar i ekipit legjendë të Tironës së viteve 64-73. Djali simpatik jo vetëm i futbollit por edhe i Tironës. Djali me shije dhe model i mënyrës se veshjes në Tironën e errët të viteve të tmerrit të luftës kundër çfaqjeve të huaja nën frymën e Revolucionit Kulturor.. Djali i lagjes ku unë qysh femijë shkoja në bodrumin e Hykajve ku jetonte Skenderi. Sapo zbrisje shkallët, faqja e murit në të djathtë ishte e lyer me vija “Bardhe e Blu” dhe mbushur me foto të Tironës me Hykën, nga ndeshje dhe momente të ndryshme të takimeve si në Amsterdam, Liezh, Tirane e.t.c . Mblidheshin në biseda kundër regjimit deri në orët e vogla të mëngjesit, disidenca e Tironës, Gavrosh Levonja, Bajram Hidri, Nand e Tim Xhilaka, Roland Avrami, Tanush Frashëri, Uran Basha, . Bodrumi Hykajve u kthye si “Klubi Pëtef” gjatë viteve 70′

Sot nuk largohet nga Tirona vetëm një futbollist talent i Tironës legjendë te viteve 64-73, sot nuk largohet vetëm një baba dhe një burrë, sot nuk largohet vetëm një mik, sot Tironës, i largohet një qytetar në kuptimin e plotë të fjalës. Tirona sot ka edhe një qytetar më pak! Tirona sot ka aq shumë nevojë për qytetari që po i zbehet për ditë.

Të qoftë i lehtë udhëtimi në botën e përtejme miku im.

Foto 1. Me Skender Hykën dhe Lym Allën në Stadiumin Selman Stërmasi në 1995.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting, night and indoor

Foto 2. Skender Hyka gjate nje ndeshje

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *