Shullazi, pas refuzimeve të prokurorëve, Donika Prela merr në dorë çështjen

Kronike Kryesore Lajme

Zgjidhet ngërçi i krijuar për çështjen “Shullazi” për shkak të mungesës së prokurorëve.

Pas shuplakës së Kryeprokurores Arta Marku dhe dënimeve për prokurorët që nuk kishin pranuar të përfaqësonin akuzën në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duket se më në fund janë gjetur prokurorët “trima”.

News 24 ben te ditur se Donika Prela, e cila është Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të jetë drejtuese e grupit të prokurorëve në çështjen “Shullazi”. Po kështu pjesë e grupit të prokurorëve do të jetë edhe Gentian Osmani.

Dje Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorë që refuzuan shortin.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj.

Ditën e djeshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *