Shumaker e familja e tij transferohen në vilën 30 milionë euroshe në Majorka

Botë Kryesore Sport

Majkëll Shumaker dhe familja e tij do të transferohen në Majorka të Spanjës. Familja e Shumaker do të zhvendosen në një vilë luksoze që e kanë blerë në Andratx, rreth 20 minuta larg Majorkës. Godina luksoze i ka kushtuar 30 milionë euro ish kampionit të Formula Uno . Vila me pare ka qene ne pronesine e presidentit te Realit te Madridit, Florentino Perez.

Lajmi për këtë zhvendosje të gjermanit me familjen e tij e ka konfirmuar kryebashkiaku i Andratx, i cili ka deklaruar se “mund t’ju konfirmoj zyrtarisht se Majkell Shumaker do të vendoset në qytetin tonë, gjithçka është gati për ta mikëpritur”. Ndërsa kanë nisur planet për ruajtur privatësinë e ish-kampionit.

Sipas të dhënave që jep revista zvicerane “L’Illustre”, shërbimi policor që operon në ishull është informuar për mbërritjen e mysafirit të veçantë dhe ka përgatitur planin për të mbrojtur privatsinë.  Ndërsa bëhet e ditur se familja Shumaker nuk ka dashur të komentojnë këtë lajm.

Lajmin për blerjen e Villa Yasmin u dha nga gjermania “Bild”, ajo ka brenda dy pishina dhe është e rrethuar nga një hapësirë e madhe të parqeve.

Majorka ka qenë për shumë vite vendi i pushimeve për çiftin Shumaker. Një jetë e përkryer e tyre u nda më dysh nga aksident i mallkuar në male, gjatë bërjes ski më 29 dhjetor të vitit 2013, mbi malet e Meribel në Francë.  Që nga ajo ditë, gjendja shëndetësore  ish-kampionit është një mister, edhe për faktin se nuk ka pasur ndonjë shfaqje publike, të bën mendosh se është shumë e rëndë. Vitet e fundit Shumaker është kuruar dhe ka pasur asistencë të vazhdueshme në rezidencën zvicerane të Gland. Pas daljes nga koma, ne vitin 2014 ai shkoi ne shtepine e tij.

Për momentin nuk dihet nëse koha e qëndrimit të Shumaker me familjen e tij do të jetë i gjatë apo i shkurtër. Më 3 janar të vitit 2019, Majkëll Shumaker do të festojë 50 vjetorin.

Michael Schumacher to be transferred to Majorca

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *