Shumë shpejt hidhet Llotaria Amerikane, çfarë duhet të dini para se të aplikoni

Kryesore Politikë

Ditë më parë, u bënë publike datat e fillimit dhe përfundimit të aplikimit për Lotarinë Amerikane, që nisin me 3 tetorE ndërsa tani, vetë faqja zyrtare e ambasadës amerikane ka bërë me dije gjithçka që të interesuarit duhet të dinë rreth saj.

Është e rëndësishme që çdo aplikant të ketë minimumi arsimin e shkollës së mesme, ose brenda 5 viteve të fundit të ketë 2 vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën 2 vjet.

Nëse jeni të martuar, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim më vete, nëse kërkesat ligjore përmbushen. Në momentin që njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës. Gjithsesi, mos harroni që secili prej jush duhet të përfshijë bashkëshortin/en dhe fëmijët (nën 21 vjeç dhe të pamartuar) të kualifikueshëm për lotarinë gjatë aplikimit.

Për DV-2020 janë në dispozicion rreth 50.000 viza, por edhe nëse përzgjidheni në fazën fillestare kjo s’ju garanton që do të merrni një vizë. Përzgjedhja do të thotë se jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për marrjen e vizës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *