Shyqyr që ike, reperi i dedikon këngën të dashurës materialiste

Kulturë Showbiz

Reperi Mozzik ka publikuar projektin më të ri muzikor “Pa Pa”, të cilin ia ka dedikuar ish të dashurës së tij materialiste.

Në këngë flitet për një femër, të cilës i interesonte vetëm fama dhe pasuria e reperit. Ajo kërkonte pushime në vende ekzotike, por ai nuk ia plotësoi asnjëherë dëshirat dhe zgjodhi që t’i japë fund lidhjes.

Askush nuk e di se për cilën femër bëhet fjalë pasi e dashura e vetme që ka prezantuar Mozzik për publikun është Loredana Zefi, me të cilën vazhdon romancën. Para se të dilte projekti, Loredana sqaroi ndjekësit se nuk i dedikohet asaj.

Kujtojmë se Mozzik i dedikoi Loredanës këngën “Madam”, e cila rezultoi shumë e pëlqyer nga publiku. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për reperin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *