Si paraqitet situata në 4 spitalet COVID në fillim të Vitit të Ri

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Në bilancin dy ditor që publikoi ministria e Shëndetësisë për situatën nga koronavirusi në Shqipëri njoftoi se 9 persona ndërruan jetë. E ndërsa ka një ulje të numrit të të infektuarve, si pasojë e uljes së testimeve, nga dje sot situata në spitale paraqitet e qëndrueshme.

Raporti dje në spitalet COVID ishte, 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. Ndërsa aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40.

Gjithashtu në numrin unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *