Situata nga pandemia, Ronela Hajati merr një vendim për muzikën

Kulturë Showbiz

Ronela Hajati nuk ka qenë shumë aktive me projekte muzikore prej muajsh. Këngëtarja zbuloi pak kohë më parë se po punon për të sjellë 4 projekte të reja, megjithëse nuk zbuloi një datë se kur do të lançohen. Ndërkohë, së fundmi duke iu përgjigjur interesit të fansave në Instagram, ajo ka bërë me dije se ka marrë një vendim sa i përket muzikës.

Ronela ka bërë me dije se nuk do të publikojë asnjë projekt muzikor derisa të qetësohet situata e krijuar nga pandemia. Gjithashtu, artistja konfirmoi se ka gati 4 këngë, ndërsa po punon me 3, mes të cilave do të ketë dhe bashkëpunim, që siç thotë ajo do të jenë komplet ndryshe.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *