“S’ka ç’ju duhet me kë bashkëjetoj unë”, Gent Cakaj i bie me grusht tavolinës, sherr me shefin e kabinetit

Kryesore Politikë Slider kryesore

Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj ka zhvilluar një mëngjes pune me gazetarët e politikës të mediave kryesore dhe portaleve në vend.

Dosja.al zbardh detaje dhe të dhëna nga takimi jo i lehtë i Cakajt me gazetarët. I quajtur si një mëngjes i lehtë pune, ky nuk ka rezultuar i tillë, pasi disa herë brenda takimit, Cakaj u nervozua me gazetarët dhe me vartësit e tij.

Që në nisje të takimit, teksa po fliste për shkarkimet e ambasadorëve dhe konsujve që mediat e kanë analizuar si të gabuar, dhe një “linçim publik ndaj tyre”, Cakaj tha se ata kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën.

“Ju që më gjykoni mua për veprimin tim duke mbrojtur ambasadorët pasi e quani shkelje të dinjitetit të tyre, largimin nga puna në këtë mënyrë, shkoni deri aty sa merreni me kë bashkëjetoj unë. Keni qenë ju që keni folur për mua, duke mos menduar se kjo është një shkelje e dinjitetit tim. Të gjithë ata që e gjykojnë vendimin tim për ambasadorët, janë meskinë”.-është shprehur Cakaj.

Më tej, gjatë takimit, Cakaj u përplas me drejtorin e tij të Kabinetit. Në momentin që po i përgjigjej pyetjes së një gazetari, Cakaj i tha: “Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti”, dhe i ra tavolinës me grusht.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *