Skandali i shantazhit/ Reagon Denar Biba: Ja e vërteta e audio-përgjimit dhe metafora e trenit

Kryesore Politikë

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i vënë në qendër të një skandali shantazhi ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, ka reaguar duke treguar të vërtetën lidhur me atë që kanë publikuar mediat ditën e sotme. Biba pranon se e ka takuar ledi Biankun, por e konsideron bisedën me të si bisedë mes dy miqësh.

“Ska nevoje te beni dedektivin me mua. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes.

Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese. Ja kaq e thjeshte eshte. Mjaft te degjoni biseden e plote, dhe do ta kuptoni qe “sakrifica” e perfolur ishte e imja dhe s’kishte asnje lidhje me z.Bianku. Isha une qe pranova nje detyre qe nuk e doja”, thotë Biba për Oraneës.

Më tej Biba thotë: Kerkoni biseden e plote! E keni per detyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *