Skandali/ Ish-ndihmësja e presidentit Trump ka regjistruar telefonatën me të

Botë Rrotull

Një ish-këshilltare e Donald Trump ka nxjerrë në dritë atë që ajo thotë se është një regjistrim audio i një telefonate nga presidenti amerikan pas shkarkimit të saj vitin e kaluar.

Në kasetë të luajtur në kanalin televiziv amerikan NBC, një zë që supozohet të ishte i Trump shpreh habi që Omarosa Manigault Newman ishte shkarkuar një ditë më parë.

“Askush nuk më tregoi për këtë,” dëgjohet zëri mashkullor.

Ajo do nxjerrë shpejt një biografi dhe Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar ish ndihmësen e presidentit  si një ish-punonjëse e pakënaqur.

Të hënën Trump shkroi në Tweeter se ish-punonjësja e tij kishte filluar ta sulmonte atë, vetëm pasi kishte humbur punën.

Ai shtoi se i kishte kërkuar shefit të tij të stafit John Kelly që të përpiqej të “punonte”.

Avokati i presidentit Trump, Rudy Giuliani, thotë se ajo mund të ketë shkelur ligjin duke regjistruar biseda private në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Manigault Newman, e njihte presidentin nga ditët e saj si një yll i reality show televiziv “The Apprentice” dhe e këshilloi atë për çështjet afrikano-amerikane gjatë zgjedhjeve të 2016-s para se të merrte një rol komunikues në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë po shqyton mundësinë e veprimeve ligjore ndaj ish punonjëses Omarosa Manigault Newman pasi ish këshilltarja e presidentit Trump pritet të botojë një libër këtë javë dhe bëri publik një inçizim, që ajo thotë se e ka bërë fshehtazi kur u pushua nga puna.

Omarosa Manigault Newman, e cila fillimisht tha se ishte larguar vetë nga puna në Shtëpinë e Bardhë, tani pretendon se është shkarkuar dhe se ka prova se është kërcënuar të heshtë për këtë.

Gjatë një interviste në kanalin NBC, Omarosa thotë se ajo fshehurazi regjistroi Shefin e Personelit, John Kelly kur ai e pushoi nga puna.

Në librin e saj të ri Omarosa pretendon se tre vetë i kishin thënë asaj se ekziston një incizim i presidentit ku ai përdor fjalë raciste gjatë kohës së emisionit televiziv “Apprentice”, në vitin 2015.

Ajo më parë kishte thënë se nuk e kishte dëguar vetë kasetën, tani pretendon se e ka dëgjuar, por shton se kur e dëgjoi ishte tepër vonë për të bërë ndryshime në libër. Nuk ka prova se një kasetë e tillë egziston.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *