Skandali në Prokurorinë e Tiranës/ Pezullohen prokurori dhe arrestohet avokatja

Kronike Kryesore Lajme

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një avokate e cila dyshohet për korrupsion. Sipas të dhënave të para mësohet se avokatja e arrestuar është Donata Lepenica, ndërsa është pezulluar nga puna edhe prokurori i Tiranës Përparim Hasa.

Prokurori ishte në pritje t’i nënshtrohej pak ditë më pas procesit të  Vetingut. Burime thanë për Fax News se hetimet për dy rastet në fjalë po kryhen nga Krimet e Rënda, ndërsa këto të fundit prej 4 ditësh kanë bllokuar serverin e kamerave për sigurimin e provave.

Mësohet se kamerat e sigurisë së Prokurorisë së Tiranës kanë filmuar një rast mitmarrje të një prokurori në bashkëpunim me avokaten, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur prokurori P.H. dhe avokatja Lerpenica marrin një shumë prej 2 mijë eurosh.

Bëhet me dije se ky rast korrupsioni është zbuluar nga përgjimet e disa të arrestuarve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *