Skandali seksual, abuzoi me të miturën, Drejtori: Mësuesi do përjashtohet nga sistemi

Kronike Kryesore Lajme

Tjetër skandal seksual me nxënës të mitur, këtë herë në një fshatë të rrethit të Tepelenës. Një mësues i kaluar në moshë në prag pensioni, ka abuzuar seksualisht me nxënësen e tij minorene, banore e fshatit Luftinjë, pjesë e Bashkisë së Memaliajt. Mësuesi 63-vjeçar pas denoncimit që i është bërë nga familja e vajzës së mitur është arrestuar.

Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, këtë ngjarje e ka mbajtur tërësisht të fshehtë çka ka bërë që Report TV, të hulumtojë dhe të nxjerrë në dritë gjithë ngjarjen e ndodhur të rrëfyer nga prindërit e vajzës 11 vjeçare të abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj.

Në deklarimin përpara kameras së Report TV, dy prindërit e vajzës 11-vjeçare të dhunuar seksualisht rrëfejnë momentet kur mësuan abuzimin që kishte kryer ndaj vajzës së tyre, mësuesi 63-vjeçar, me të cilin janë bashkëfshatar. I ati i vajzës 11-vjeçare ka ngelur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar. Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi ndaj të miturës, nxënëse e klasës së pestë. Pas kësaj, i ati i vajzës ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Isha në gjumë kur ra telefoni. Foli vajza, filloi të qajë dhe më tregoi të vërtetën. Mësuesi e kishte zhveshur, i kishte nxjerrë nxënësit e tjerë përjashtë. do ndjekim rrugët ligjore, na ra bomba në shtëpi. Mësuesi ka ardhur këtu për vakira, nuk kishim gjë me të”, tha babai i ‘viktimës’

Ndërkaq e ëma e vajzës së ngacmuar seksualisht, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës.

“Vajzën e ngrita unë nga gjumi dhe e rraha. I thashë ‘çfarë janë këto që po dëgjoj’. Më tha se ka dy vjet që ndodh, por nuk kam treguar se kisha frikë se më rrihte babai. Vajza më tregoi se i nxirrte nxënësit e tjerë jashtë dhe e mbante atë në klasë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me mësuesin, na ra si bombë kjo”, tha e ema e vajzes.

Mësohet se mësuesi ngacmimet seksuale i ka kryer në ambientet e shkollës nën presion psikologjik dhe dhunë. Prindërit e vajzës së dhunuar kanë kërkuar ndëshkimin e abuzuesit të vajzës së tyre ndryshe këtë çështje do ta zgjidhin me vetëgjyqësi.

Vajza 11-vjeçare prej një jave qëndron e mbyllur në një dhomë në banesë dhe nuk preferon të komunikojë me askënd përveçse me të ëmën. Ajo ka pësuar një goditje psikologjike dhe nuk dëshiron më as të ndjekë shkollën. Kujtojmë se një rast i tillë i ngjashëm ka ndodhur edhe një muaj më parë në fshatin Kalasë të Sarandës, ku mësuesi abuzonte seksualisht me nxënëset e tij.

 

 

Nderkaq drejtori i Zyrës Arsimore në Tepelenë, Shkëlqim Imeraj (me poshte ne video), ka reaguar pas skandalit seksual të publikuar në Report Tv, ku mësuesi abuzonte me një nxënëse të mitur.

Imeraj e cilësoi këtë një rast shokues, ndërsa theksoi për mikrofonin e Report Tv se nëse mësuesi shpallet fajtor, do të përjashtohet nga sistemi arsimor.

Është shokues. Mësuesi është ndaluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Informacione të tilla ne nuk kemi pasur, ndodhi krejt papritur. Nga ana e shkollës u mor masa e pezullimit të mësuesit.

Ky ka qenë një mësues me një dosje të pasur. Në zonën e vet ku punon ka dhe një përgjegjësi më shumë të ushtrimit të profesionit. Kohët e fundit kam qenë dhe vetë, kanë qenë të gjithë prezentë nxënës e prindër dhe nuk pata asnjë lloj sinjali qoftë nga mësuesit apo nga nxënësit.

Në një moment që ai do të shpallet fajtor në një vendim të formës së prerë, ne kemi organizatë për ta përjashtuar atë nga sistemi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *