Skemat e mbështetjes rrisin numrin e të punësuarve

Ekonomi

Politikat e mbështetjes financiare që po zbaton qeveria, përmes programeve specifike në sektorin e bujqësisë, industrisë ushqimore apo ato sociale, po reflektohen në rritjen e forcës së re të angazhuar në punë.

Zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote tha për ATSH-në se, skemat e mbështetjes financiare për sektorin e bujqësisë me një shumë totale prej 20 milionë usd, kanë zgjuar interesin e fermerëve dhe agrobiznesit për sipërmarrje të reja, që nxisin drejtëpërdrejtë rritjen e të punësuarve në këto biznese dhe të prodhimit në përgjithësi.

Duke sjellë në vëmendje një rast konkret, Kote shpjegon se fermeri A.S nga Fieri ka aplikuar për të përfituar subvencion në mbjelljen e 5 ha tokë me sera dhe në planin e biznesit që ka parashtruar krahas treguesve të pritshëm pozitiv për sasinë e prodhimit dhe tregun e shitjes, ka parashikuar që të punësojë në këtë biznes edhe 10 punonjës të rinj.

Trendi për biznese të reja thotë ai, po zgjeron edhe tregun e punësimit në këtë sektor i cili tashmë nga punësimi familjet, falë skemave të financimit që mundësojnë zgjerimin e aktivitetit, po shton edhe të punësuarit.

Sipas statistikave të publikuara së fundi nga INSTAT, rreth 81,0 % e të punësuarve janë në sektorin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM).

Sektori i tregtisë punëson 23.0 % të NVM-ve, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 16.1 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 15,1 %.

INSTAT vëren se 74.9 % të investimeve kryhen nga NVM. Kjo përqindje është rritur krahasuar me vitin e kaluar ku NVM investuan 66.5%.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *