Skeptikët e BE-së, 8 deputetët holandezë takim me Ramën e Bashën

Kryesore Lajme Politikë shtojca

Gjurma 7 Maj 2018

Tetë deputetë holandezë kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore të quajtur fakt mbledhëse për sa i përket asaj çfarë ka arritur Shqipëria në përmbushje të detyrave të lëna nga BE. Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën dhe Bashën, ata u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

Sipas tyre, nuk mjaftojnë vetëm plotësimi i 5 prioriteteve, ndërsa kërkuan që zyrtarët e korruptuar të cdo niveli të dalin para drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët ishin edhe kriminaliteti shqiptar në Holandë.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën dhe Bashën, ata u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave për integrimin në BE. Deputeti Pieter Omtzigt nga partia Kristian Demokrate u shpreh nuk mjafton vetëm ajo që është bërë, ndërsa kërkuan që zyrtarët e korruptuar të cdo niveli të dalin para drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët ishin edhe kriminaliteti shqiptar në Holandë, që sipas tyre është rritur në vitet e fundit.

“Është bërë një propozim nga Komisioni Europian dhe për çeljen e negociatave dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese për hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë moment. Prandaj ne si parlament vendosëm të organizojmë këtë mision faktmbledhës  me anëtarë të 7 partive të ndryshme politike holandeze pra të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas ne do te kemi një debat se si po shkon zbatimi 5 prioriteteve. Anëtarët e delegacionit kanë bërë shumë pyetje ndër me kryesoret ato që lidhen me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria jonë do ta thotë fjalën e fundit, por përpara do të duhet të ketë aprovimin final nga Parlamenti”, tha deputeti Pieter Omtzigt nga partia Kristian Demokrate.

Ata kanë pasur një takim me anëtarët e komisionit parlmaentar të Politikës së Jashtme të Parlamentit shqiptar.

Në fund në vizitës do të hartojnë një raport për parlamentin i cili do të thotë fjalën e fundit pas propozimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci ndërsa anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti. Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster.

Holanda është një ndër vendet kryesore e renditur si tejet skeptike në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Franca dhe Gjermania janë dy shtete të tjera sa i përket çështjes së hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Franca ka ngritur shqetësimin maksimal sa i përket numrit të lartë të azilkërkuesve, duke përfshirë këtu edhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërsa Gjermania e ka bërë të qartë se kërkon rezultateve konkrete luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Veprim të drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë dhe rekorde konkrete janë kërkesat e Berlinit, ndërsa në tavolinën e diskutimeve është përfshirë edhe çështja e nxehtë “Tahiri”, mos heqja e imunitetit të tij.

Mësohet gjithashtu se deputetë gjermanë mund të vijnë me një mision faktmbledhës në Shqipëri. Vizitë që do të realizohet në fund të muajit maj në Tiranë.

Më 28 qershor pritet të merret vendimi nga Këshilli i Ministrave të BE-së, ku do të jepet përgjigja për rekomandimin e dhënë nga Komisioni Europian për çeljen e pakushtëzuar të negociatave të Shqipërisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *