Sokol Balla zbulon dhuratën që do i bëjë vetes për 45-vjetor, ja kërkesa e pazakontë për Veliajn

Showbiz

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte dje i ftuar në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus, ku është përballur me një kërkesë të pazakontë nga drejtuesi i emisionit. Për 45-vjetorin të cilin do e festojë pas pak javësh, drejtuesi i njohur ka vendosur që të mbjellë 45 pemë të reja. Fushata e mbjelljeve në Tiranë është kthyer tashmë në një trend që nuk po ndiqet vetëm nga qytetarët e thjeshtë dhe kompanitë, por edhe nga personazhet e njohura të botës së televizionit. Balla nuk hezitoi që të shpallte edhe një sfidë me kolegët e tij të televizionit se kush do të mbjellë më parë pemë të reja.

Balla: Kam ditëlindjen pas ca javësh, si I bëhet të mbjell 45 pemë , por dua ta di si është procedura për të kontribuar për pak pemë për Tiranën?

Veliaj: Edhe 100! Procedura është kjo. Shkohet në një faqe. APR. Aty kemi një ticker që numëron ekzaktësisht se sa pemë janë, plotëson një formular. Ka disa njerëz që e kanë bërë duke i kërkuar agjencisë që t’i blejë pemët, shumica merr një listë me të gjithë kompanitë që kanë fidanishte, i zgjedh. Ne propozojmë 10-12 lloje pemësh, që nuk janë pemë delikate, pemë që I mbjell.

Balla: Jeni bërë si kopshtar

Veliaj: Kjo është një lloj pune që mëson nga të gjitha. Plotëson një formular, është e gjitha transparente dhe një nga mënyrat se si ne bëjmë llogari është që të gjithë njerëzit bëjnë një kontratë dhurimi, pra ti firmos që këto pemë ia ke lënë Bashkisë së Tiranës, ato futen në inventarin tonë, dhe bëhen pjesë e planeve të punës për krasitje dhe gjithë nevojat e tjera që ka. Zgjedh do të jesh pjesë e Pyllit Orbital, pra përreth Unazës;  zgjedh një nga parqet, pra do të jesh i Kasharit, i Farkës, i Vaqarrit apo i Tiranës,. Pastaj kufizohesh te Parcela. Shumë ambasada apo kompani kanë zgjedhur parcelat e tyre se janë masive, por me kënaqësi do vij te 45 pemët e tua

Balla: Unë premtoj që do ta mbaj premtimin me shpresën që të ngjallë xhelozi mes kolegëve të mi dha ta bëjnë atë para.  

Veliaj: Sikur të kishim më shumë gazetarë dhe analistë në këtë fushatë, pastaj ajo do të ishte revolucion i paparë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *