Sondazhi/ 47% e grekëve e konsiderojnë Shqipërinë armike

Lajme Rajon Rrotull

Gjurma 7 Maj 2018

Nga një sondazh i publikuar së fundmi në Greqi rezulton se 87% e opinionit helen e konsideron Turqinë vend armik. Por ky mendim nuk lë pas edhe Shqipërinë pasi 47% e të anketuarve në Greqi thonë se Shqipëria është armik i Greqisë.

Gazetari i Ora News në Athinë, Robert Goro tha se ky rezultat nuk duhet të na habisë po të kemi parasysh retorikat nga të dyja anët e kufirit. Por nga ana tjetër Goro tha se këto janë opinione që ndikohen edhe nga mediat, ndërsa theksoi se është me rëndësi se këto konstatime janë më tepër fiktive.

Goro: Mendohet se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE do ti sjellë më pranë këto vende me Greqinë dhe do të përmirësojë marrëdhëniet mes shteteve. Ndërkaq që rreth 47% e grekëve konsiderojnë se Shqipëria është armike e Greqisë. Nuk duhet të na habisë ky fakt, po të kemi parasysh se në të dyja anët e kufirit ka një retorike që e irriton opimionin. Edhe në 2013 një sondazh i ngjashëm në Shqipëri kishte rezultuar se 18.5 % e shqiptarëve konsiderojnë Greqinë si rrezikun kryesor për Shqipërinë. Këto janë përjetime të opinionit që ndikohen edhe nga mediat. Ajo që është e rëndësishme duket se është më tepër fiktiv ky konstatim sesa përbën një realitet, qoftë në konceptimin e palës greke, por edhe asaj shqiptare. Fakti që kemi kaq emigrantë shqiptarë në Greqi dhe nga ana tjetër kaq shumë investime greke në Shqipëri duken se këto perceptime mediatike që duken në sondazhe mbeten në plan të dytë. Ajo që del më shumë në pah është zhvillimi me pozitivitet i marrëdhënieve qoftë shtetërore, qoftë njerëzore. Marrë nga Ora News

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *