Sondazhi italian/ Opozita fituese, Rama ruan Tiranën, opozita revansh në Durrës

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot opozita e bashkaur do të fitonte në përballjen me socialistët në një diferencë prej 4%. Partia në pushtet që do të garojë e vetme në zgjedhje  ka rënie në shkallë vendi në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 (PS  44%). Ndërsa  partitë e opozitës shkojnë sëbashku në 48% (PD 35%, Lsi 11%, PDIU 2%) këto janë shifrat e nxjerra nga TV Ora dhe kompania italiane “Antonio Notto sondazh”  të cilët kanë një traditë me zgjedhjet dhe Exit Poll në vend.

Interesant është fakti se ende sot rreth 30 % e të pyeturve rezultojnë të jenë ende të pavendosur. “Kjo është fotografia e parë dhe nuk do të thotë aspak që këto do të jenë edhe rezultatet përfundimtare të 25 prillit” tha në studion e Sonila Meços Antonio Notto.

Sot janë shpallur gjithashtu edhe rezultatet e pritëshme të të dy qarqeve kryesore në vend të cilat përbëjnë surpriza për të dy blloqet politike.

Nga njëra anë opozita mund të duket e zhgënnjyer ka rezultatet e Tiranës, qendrës politike të vendit ku Rilindaj ruan pak a shumë rezulatat e katër viteve më parë pavarësisht nga ato që kanë ndodhur.

Nga ana tjetër Durrësi duket se përbën një goditje të fortë për PS-në dhe një rikuperim të madh të PD-së e cila bashkë me LSI rezulton të jetë 7% avantazh.

Lidhur me shifrat e rezultatit të përgjithshëm (në foton e madhe) ku të dy kollonat djathtas dhe majtas nuk japin 100%, Antonio Notto i pyetur se përse në fund ato nuk bëjnë 100%, sqaroi se 100% del nga mesatarja e tyre. Pra nëse PS-ja shkon nga 42% deri në 46% rezultati i saj me ia afërt është 44%. Vetëm duke mbledhur këto mesatare plotësohet 100%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *