Dokumentari i “Memory” në ABC nga Baton Haxhiu prezantoi të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës.
“Kjo përqindje e bën interesante garën zgjedhore. Partitë politike po e shikojnë se kanë një komunitet ë njerëzve që janë të pavendosur”, thotë Valon Feka.
“Nga përvoja ime 12 vjeçare problemi më i madh është me votuesit e LSI. Me këta vorues gjithmonë kam pasur problem se në sondazh para zgjedhjeve më dalin më pak dhe në zgjedhje dalin dyfish”, shprehet Zaloshnja. /abcnews.al