Sot derbi i Europës, Bajern-Real, ja kush është favorit

Sport

Gjurma 25/04/2018

Sonte në mbrëmje në “Allianz Arena” luhet akti i parë i gjysmëfinaleve të Champions mes Bayernit të Mynihut dhe Realit të Madridit.

Trajneri i gjermanëve Jupp Heynckes shprehet : “Jemi në një formë të ngjashme si në vitin 2013-të kur fituam tripletën. Unë kam kujtime të mira nga Champions. Në këto sfida nuk ka favoritë por kam ndjesi të mira”, përfundon ai.

Nga ana e madrilenëve, Zidane shprehet: “Jemi gati, nuk i trembemi aspak Bayernit pasi jemi shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. E dimë që do jetë ndryshe nga një vit më parë por ne do të japim 150% për të kapur finale”, përfundon tekniku francez.

Kompanitë e basteve për ndeshjen e mbrëmjes së sotme shohin Bayernin disi favoritë.

Gjermanët e kanë “mbyllur” çështjen e kampionatit, ndërsa janë në finalen e Kupës së Gjermanisë. Nga ana tjetër spanjollët kanë mbetur në
garë vetëm për t’u shpallur kampion europe. Bayern Mynich-Real Madrid, gjermanët më të “freskët” në statistika se spanjollët.

Mirpo të besuarit e Jupp Heyncknes para përballjes së shumëpritur duket se janë më të freskët dhe këtë e thonë statistikat. Nga formacioni bavarez, vetëm 3 prej tyre i kanë kaluar 3000 minuta gjatë gjithë sezonit. Bëhet fjalë për portierin Ulreich, Kimmich dhe Leëandoëski. Për të besuarit e Zinedine Zidane, lojtarët, të cilët e kanë kaluar këtë numër janë 8. Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Casemiro, dhe Cristiano. Ndërsa nga formacioni startues nuk e kanë arritur vetëm Isco, Modric dhe Benzema. Dy gjigantët do të luajnë në “Allianz Arena” të mërkurën në mbrëjme në orën 20:45.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *