Sot kalon ligji për Teatrin, opozita bojkoton sërish, por 2 deputetë të LSI do jenë në seancë

Kryesore Politikë

Parlamenti pritet të miratojë gjatë seancës së sotme amendimet në ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar nëpërmjet një gare mes investitorëve të ndryshëm. Por pavarësisht se gjithë këto muaj e ka shndërruar në “kalë” të betejës së saj politike, opozita nuk do të jetë në seancë. Siç është lajmëruar më parë ajo do të mblidhet në Vlorë.

 

Por burime pranë opozitës bëjnë të ditur se në seancën e sotme do të jenë të pranishëm dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka e Vangjel Tavo. Mësohet se Koka e Tavo do të jenë në parlament vetëm për procedurë pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mos-prezencës dhe prania e tyre në kuvend është për të shmangur djegien e mandateve.

 

Të martën maxhoranca në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, pranoi dekretin e Presidentit të Republikës duke i bërë disa ndryshime ligjit për Teatrin. Sipas amendimeve, hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës përreth, në qendër të kryeqytetit.

 

Varianti i mëparshëm parashikonte që gjithçka të realizohej nga kompania “Fusha”, e cila merrte përsipër ndërtimin me fondet e saj të godinës së re sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingels.

 

LETRA E OPOZITËS

Dje opozita e bashkuar i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkonte të mos përfshijë në seancën e sotme ligjin për teatrin. Në letre e përbashkët që dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar Ruçit thuhet se “miratimi ‘pro’ i Dekretit të Presidentit, sjell automatikisht rrëzimin në tërësi të ligjit.”

Sipas letrës, në kushtet kur Komisioni përgjegjës pranoi dekretin, i vetmi veprim që duhet të kryejë Kuvendi në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren është votimi pro i dekretit dhe kthimi i ligjit mbrapsht në qeveri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *